INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja arsyet pse Kim Kardashian është më e zgjuar se ç’e kishit menduar [FOTO]

Ja arsyet pse Kim Kardashian është më e zgjuar se ç’e kishit menduar [FOTO]

Publikuar më: 16:20 22-06-2016

“Kim Kardashian është kaq budallaqe” thonë të gjithë. Por mos u nxitoni. Kim Kardashian mund të luajë sikur nuk ka një dorë të mirë letrash në dorë, por askush nuk mund ta mohojë se ajo po fiton mirë para. Fakti që ajo është e zonja të përpijë shumë të mëdha vetëm duke përdorur emrin e saj, është impresionuese dhe përfundimisht na bind se ajo po i bën gjërat siç duhet. Më poshtë janë disa mënyra për bërjen e parave që na sugjerojnë se ndoshta nuk duhet të nxitohemi për të gjykuar fuqinë e trurit të Kim K.

- Dasma e saj e famshme me Kris Humphries, që zgjati vetëm 72 ditë, duhej të kishte kushtuar mbi 20 milionë dollarë. Mjafton të përmendim: 60.000 dollarë fustani i nusërisë Vera Wang , 50,000 dollarë festa e beqarisë, 10,000 dollarë ftesat nga “Lahr and Black wedding”, 400,000 dollarë për shampanjën nga Perrier Jouet, për të mos folur pastaj për vendin ku u zhvillua dasma. Por ajo që  njerëzit nuk e dinë, është që të gjitha këto ishin falas ose me ulje për çiftin në shkëmbim të reklamës së bërë nga Kim. Mendoni që ajo u pagua 15 milionë dollarë nga rrjeti televiziv E! për transmetimin e ceremonisë 4 orëshe, kurse revista “People”, pagoi 2.5 milionë dollarë për kopertinën dhe një shkrim për dasmën.

-  Kardashianët paguhen për të qenë në televizor dhe për të qenë të vërtetë. Të dëgjojnë nga Kim fraza si “jam kaq e varur nga ushqimi” apo ” po e bëj këtë me klas sepse kam të ndenjura të mëdha” është gjithë çfarë njerëzit duan të dëgjojnë në ekran.

-   Ajo merr 25.000 dollarë vetëm për të përmendur një markë në rrjetet sociale apo në ekran. 35 vjeçarja e di se fama nuk zgjat përgjithmonë ndaj dhe po përfiton sa është ende në kohë.

-   Kush kërkon të paguhet 1 milionë dollarë vetëm për t’u shfaqur në një event? Sigurisht që Kim.  Për shfaqjen në partyn e Vitit të Ri në Las Vegas, ajo u pagua 153.000 dollarë, kurse një herë ajo mori pjesë në një party në Nigeri për 45 minuta, foli për më pak se 1 minutë dhe u largua me 500.000 dollarë. Me fjalë të tjera, një orë nga koha e Kim, mund të shërbejë për jetesën e një familje të mesme prej 4 vetësh për disa vjet.

-  Kim Kardashian mund të bëjë plot 85.000 milionë dollare për video game-in e saj të lëshuar së fundi. Loja që shfaq Kardashianët duke trajnuar lojtarët nën masa të rrepta të të qënit një aspirant Vip (duke zgjedhur veshjet apo të shmangësh tëettet e liga), ishte një sukses i paimagjinueshëm për shpërndarësin Glu Mobile i cili bëri 200 milionë me aplikacionin, me shpenzime minimale. Në kontratë thuhej që Kim do të merrte 45% të përfitimit nga loja.

-  Bashkimi i vërtetë Vip në familjen Kardashian ishte martesa e Kim dhe Kanye. Si një nga muzikantët më me ndikim në muzikën botërore, bashkëshorti i saj vlerësohet me 130 milionë dollare. Me lindjen e vajzës së tyre North, Kim i ka siguruar vetes një mbështetje bashkëshortore të mirë në rast divorci. Sic thotë edhe thënia: “ti mund ta duash një burrë të varfër por jo aq sa ç'mund të duash një të pasur" dhe Kim e di këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0043361186981201