Pas suksesit në Eurovision, këtë vit ajo komenton netët live në BBC
Shumë prej nesh e mbajmë mend pjesëmarrjen e Shqipërisë për herë të parë në Eurovision dhe të gjithë u emocionuam me paraqitjen dinjitoze të Anjeza Shahinit. Këngëtarja e talentuar ishte e para që dërgoi ngjyrat kuq e zi në një kompeticion si “Eurovision Song Contest’, në të cilin u rëndit e 7-ta me këngën “The Image of You”, mes 24 konkurentëve të natës finale në Stamboll në vitin 2004.
Ky sukses i Anjezës nuk është ngulitur vetëm në memorien tonë por edhe britanikët e kujtojnë atë, pasi kanali BBC4 që transmeton Eurovision-in në Mbretërinë e Bashkuar, ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare që të komentojë natën e parë live, më 9 maj, me komentatorin Scott Mills.
Le ta cilësojmë si një arritje tjetër për Anjezën, e cila prej disa kohësh vazhdon jetën e saj në Angli.
Sukese Anjeza!