INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja automjetet që rrezikojnë nga kolaudimi duke filluar që nga 1 korriku

Ja automjetet që rrezikojnë nga kolaudimi duke filluar që nga 1 korriku

Publikuar më: 11:54 29-05-2016

Aktualisht të gjitha makinat që kryejnë kolaudimin, u kërkohet niveli më i ulët i gazrave të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Si pasojë duke filluar që nga 1 korriku, jo të gjitha makinat do e kalojnë testin e kolaudimit sepse normat e shkarkimit të gazrave do të ulen dhe shumë automjete do të penalizohen.

Kjo ulje do të bëhët për t’i përputhur normat 100% me ato që kërkohen nga Bashkimi Europian. Vetëm për 4 muajt e parë të këtij viti afro 10 mijë mjete nuk e kaluan testin në 108 mijë të kontrolluara, për shkak të normës së lartë të çlirimit të gazrave. Megjithatë qeveria do t’i qëndrojë planit për t’i ulur edhe më tej normat, duke bërë që të penalizohet një numër më i madh automjetesh.

Mirëpo krahas kësaj, qeveria nuk ka menduar për një faktor tjetër që konsiderohet si shkaktar kryesor për skualifikimin e automjeteve nga kolaudimi, pikërisht cilësia e naftës dhe benzinës.

Me uljen e normës së shkarkimit të gazrave, pikërisht për shkak të cilësisë së dobët të karburanteve, numri i makinave që rrezikojnë të ngelen në testin e kolaudimit, pritet të jetë shumë më i lartë se ai i 4 muajve të parë të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764