Marina e Getoari dhe Luana e Krenari ndodhen aktualisht në Itali ku po shijojnë pushimet së bashku.
Nëpërmjet fotove dhe videove të njëpasnjëshme ata na kanë zbuluar çdo detaj të pushimeve të tyre.
Ditën e sotme ata kanë vizituar Shtëpinë e Zhuljetës.
Teksa Marina ka postuar një foto me Getoarin duke e thërritu "O Romeo, Romeo", ky i fundit duket se ja ka lënë pak thatë dhe ka komentuar vetëm të qeshura.
Menjëherë pas kësaj moderatorja ka pozuar duke vendosur dorën në gjoksin e statujës së Zhuljetës teksa buzëqesh para kamerës.
"Në një përqafim të ngrohtë me Zhuljet", shkruan Marina.