Drake nuk ndryshon kurrë, veçanërisht për Shën Valentin!
Binjaket Lejonhjarta, Elizabeth dhe Viktoria, ja dy modelet bukuroshe me të cilat reperi kanadez kaloi ditën më romantike të vitit. Dhe për t’u treguar të sinqertë, besojmë se vetëm romantike që nuk ka qenë, por jemi të bindur që është kompensuar në mënyra të tjera. Drake i mori dy bukuroshet në Londër për një darkë përpara koncertit të tij, disa ditë pasi postoi në Instagram foton ku dukej me to në prapaskenë. Nuk bëhet fjalë për një flirt të zakonshëm, pasi “miqësia” e Drake me binjaket është goxha e gjatë dhe serioze. Kujtojmë se në dhjetor artisti 30 vjeçar bëri tatuazh mbiemrin e tyre në parakrahun e tij. Megjithatë dikush duhet t’i thotë që në rast se e ka seriozisht me to, nuk mund t’i mbajë dot të dyja përgjithmonë. Apo mundet?