Para pak minutash, zyra e shtypit të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta njoftoi për ndërprerjen e vizitës së kryetarit në SHBA. Meta u nis me urgjencë drejt Tiranës për të sqaruar situatën e krijuar ditët e fundit që sipas burimeve nga zyra e shtypit të Metës, kanë për qëllim prishjen e konsensusit të Reformës në Drejtësi.
Por përpara se të nisej, Meta është fotografuar në shoqërinë e kreut të PD Lulzim Basha. Dy krerët e partive janë parë duke shëtitur në Filadelfia pa prezencën e ndonjë prej deputetëve të PS, Majkos apo Xhaçkës.
Nuk dihet ende se ç’kanë biseduar mes tyre Meta e Basha, por kjo ndoshta pritet të zbardhet në vazhdim në varësi edhe të zhvillimeve politike që do vijnë paskëtaj./Newsbomb.al