INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ç'do të thotë të jesh në një

Ja ç'do të thotë të jesh në një "lidhje të hapur"

Publikuar më: 15:24 11-07-2017

Të gjithë e keni parasysh atë dëshirën që vjen “papritur” sapo vjen vera, për të flirtuar, për të njohur njerëz të rinj, madje madje edhe nëse ndërkohë jeni të përfshirë në një marrëdhënie.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse shumë çifte vendosin të shkëputen nga njëri-tjeri, të paktën për disa muaj. Ku i dihet, në dimër mund të ritakohen sërish.

 Por ka nga ata të cilët mendojnë se monogamia nuk është natyrale ose që dashuria mund të shumëfishohet pa asnjë problem. Thënë më shkurt, janë thjesht kuriozë të mësojnë se si është të jesh në një lidhje të hapur dhe të kesh më shumë se një partner njëkohësisht.

Por nëse vërtetë jeni kaq gati që të shihni të dashurën/dashurin tuaj tek flirton hapur me dikë tjetër, duhet më parë të keni parasysh këto:

Fillimsht qartësohu me veten se çdo të thotë për ty një lidhje e hapur.

Është term fluid dhe secili nga ne ka hapësirën ta konceptojë sipas mënyrës së tij. Për disa konsiderohet thjesht seks. E ndërsa disa të tjerë e shohin krejt normale që gjatë kohës që je në një lidhje të përfshihesh fizikisht me dikë tjetër dhe partneri yt ta dijë këtë. Por gjithsesi, mos lejoni që situata të përkeqësohet. Qartësojini këto që në fillim që në fund të dalin të gjithë të lumtur.

Vendos nëse je dakord që ta ndash partneren tënde me dikë tjetër.

Para se t’i hyni një proçesi të tillë, që më shumë se i hapur është i komplikuar, pyeteni veten nëse jeni gati. A jeni të gatshëm ta ndani të dashurin/dashurën me dikë tjetër. Pasi studimet tregojnë se ka njerëz që ju pëlqejnë të ndajnë gjithçka me të tjerët dhe nuk shohin asgjë të keqe. E mira është ta ndani mendjen që në fillim që asnjëri prej të 2-ve të mos humbasë kohë.

Bëhuni gati për ndryshimet.

Si në çdo lidhje, edhe marrëdhëniet e hapura kanë ulje- ngritjet e tyre. Duke përfshirë një njeri të 3-të jo gjithçka do të shkojë si e keni planifikuar. Kështu që duhet të vendosni disa prioritete. Territori i panjohur është një rrezik më vete.

Article Logic
Execution time: 0.0039398670196533