INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ç'mendojnë meshkujt kur vajzat bëhen xheloze dhe posesive në një lidhje

Ja ç'mendojnë meshkujt kur vajzat bëhen xheloze dhe posesive në një lidhje

Publikuar më: 09:31 24-10-2019

Xhelozia është gjithmonë pjesë e një lidhjeje dhe duhet pranuar, por deri në momentin që nuk i kalon limitet.

Nëse kjo ndodh duhet ta dini se lidhjes po i vjen fundi. Nuk është e lehtë të jetosh me një njeri posesiv që kontrollon çdo gjë që ti bën, megjithatë nuk janë të pakta rastet kur ndodh diçka e tillë. Nëse edhe ju jeni nga ato të dashurat posesive, e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mendon partneri juaj?

Në rrjetin social Whisper, në mënyrë anonime, disa meshkuj kanë shprehur hapur mendimet e tyre për partneret xheloze dhe shumica nuk janë aspak pozitive.

 

“E dashura ime është shumë xheloze dhe s’më lejon të kem shoqe. Flas shpesh me vajza online, thjesht për të ndjerë se mund ta bëj edhe pse ajo më kontrollon aq shumë.”

“Nëse pëlqej foton e një vajze online, e dashura ime fillon të bëjë skena xhelozie dhe të pyesë se kush është ajo. Nervozohet nëse unë e bëj atë gjë. Thjesht s’më duket normale.”

“E dashura ime është aq xheloze saqë më ka vendosur gjurmues në telefon. Nuk e di edhe sa mund ta zgjas këtë lidhje.”

“E dashura më kontrollon shumë. Nuk e mohoj që zakonisht ia kalojmë mirë, por xhelozia e saj po bëhet e padurueshme.”

“Nuk pendohem që e kam tradhtuar. Kur ajo mendon se më ka nën kontroll dhe e di ç’po bëj, hakmerrem duke shkuar me një tjetër”.

“E dashura ime është shumë xheloze. Sekreti im është se …më pëlqen kjo gjë.”

“Mendova se e mposhta depresionin deri në momentin që e dashura ime filloi të bëhej posesive më shumë nga ç’duhet. Më duket sikur jam një hap larg mendimeve të këqija.”

“E dashura ime më kontrollon telefonin në çdo çast. Mendoj se është posesive sepse është e pasigurt me veten e saj.”

“Partnerja ime është xheloze dhe më kontrollon vazhdimisht. Nëse nuk do të ishte për djalin tonë, do isha larguar me kohë.”

“U ndava me atë pas 6 vitesh lidhje, sepse më dukej sikur më kontrollonte jetën. Tani jam penduar.”

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713