INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ç'mendon Liam Hemsworth për deklaratat e dashurisë mes Miley-t dhe Cody Simpson

Ja ç'mendon Liam Hemsworth për deklaratat e dashurisë mes Miley-t dhe Cody Simpson

Publikuar më: 18:35 22-10-2019

Pas deklaratave të ndryshme të dashurisë të dyshes më të re të ‘showbiz-it’ të huaj, Miley Cyrus dhe Cody Simpson, duket se ka ardhur dhe reagimi i parë nga ish-partneri i saj për 10 vite me radhë, Liam Hemsworth. Një burim ekskluziv ka zbuluar për ‘Enwes’ se aktori e ka lënë pas atë histori dhe se nuk ka shfaqur në asnjë moment interes për të ditur se çfarë po ndodh me Cyrus.

Burimi ka shtuar se asnjë e re na këngëtarja nuk e surprizon më Liam dhe se ai është i fokusuar që të ecë vetëm përpara tani.

Aktualisht Hemsworth është në një lidhje të re dashurie, të cilën ka vendosur ta mbajë larg syrit të mediave, ndryshe nga zgjedhja e ish-bashkëshortes së tij, Miley Cyrus.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668