INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ç'meriton autorja e dhunës, në kopsht Anjeza Shabanin sipas personazheve publike…

Ja ç'meriton autorja e dhunës, në kopsht Anjeza Shabanin sipas personazheve publike…

Publikuar më: 09:01 21-06-2016

Në rrjete sociale kanë shpërthyer reagimet e ashpra në lidhje me videon e makabre të publikuar në emisionin Stop të së martës, ku administratorja e kopshtit privat dhunonte pa mëshirë një fëmijë 3 vjeç. Anjeza Shabani dhunuesja e pamëshirë më herët ka drejtuar dhe një emision investigativ dhe mbi aktin e saj barbar reagojnë dhe ish kolegë të saj. Më i befasuari ka qënë gazetari më afër saj, me të cilin ka drejtuar vite me parë dhe emsionin Alarm, Armir Shkurti.

Ja ç’kanë shkruar:

Armir Shkurti: Anjeza Shabani ka qenë pjesë e emisionit “Alarm” dhe ka dhënë kontributin e saj si prezantuese. Korrekte dhe e impenjuar. Në raste të ngjashme me të sajin mbrëmë, ka mbushur sytë me lot e ka mallkuar dorën që ka qëlluar foshnjën. Në atë periudhë të paktën, se tani nuk e di, falte 5 vakte, një a dy prej të cilave në Xhaminë e Xhurës, pas Kinostudios. Iku nga Alarmi në vitin 2013 kur do lindte vajzën, të cilës i vuri emrin Diren, emrin e të cilës ia ka vënë edhe kopshtit. Për këto arsye, tronditja dhe befasia e neveria ime ishin të mëdha. Zhgënjim nga dikush që ti pret të jetë në majat e luftës, të paktën asaj në mbrojtje të më të dobtëve. E pashë në lokalin pranë shtëpisë emisionin mbrëmë, me burra të tjerë dhe që të gjithë njëzëri, pasi e shamë, deklaruam: “T’ia bënte tim biri, unë e kisha vrarë, por unë e di që s’jemi nga ata burra…”

Fatma Haxhialiu: Ty dhe të tjerave si ty nuk i lija as në dorë të Zotit, as në dorë të ligjit moj plehrë shtazarake.
Ty të lidhja me litar në karrige e ta merrja shpirtin vet!!!

Manjola Zeka: Ti je monstër Anjeza Shabani!
Ti je monstër! Ti je kafshë (e egër) sepse shumë të tjera(kafshë) dinë të falin dashuri. Ti je një fundërrinë, ti je thjesht një copë plerë që meriton shumë më shumë se një palë pranga nëse ti kanë vënë?! A ka zemër nëne, që nuk është coptuar sonte duke parë një skenë të tillë monstruoze, cili nga baballarët nuk është ngritur në këmbë, e "hyrë brenda" në TV kur po shfaqeshin këto pamje duke sharë me zë të lartë, cilët gjyshër nuk kanë vrapuar për të pirë ilaçet e zemrës, pasi aritmia bëri të vetën në ato momente. Ndërsa fëmijët, fëmijët Anjeza Shabani janë strukur fort duke futur kokën në prehërin e nënës, ashtu siç do bënte jot bijë, nëse do kish parë një përbindësh të tillë. Hej monstër, e di sa familje shqiptare do lësh pa gjumë sonte?! Nuk ju bën dora ti veshin në mëngjes për ti dërguar fëmijët në kopësht, megjithëse betohen dhe përbetohen, se në kopështin e vogëlushit/es së tyre, nuk ndodh, por pas kësaj që panë sonte kanë filluar të flasin me vete. E di pse druhen sonte këto nëna, sepse kanë parasysh buzeqeshjen tende e kujt ja merrte mendja se pas nje fytyre te tille shfaqeshe ti, Anjeza Shabani. Kanë frikë pra kanë frikë, se mos larg o zot do shfaqet ndonjë shënjtore tjetër. Po thonë , e po lexoj se paske mbaruar gazetari. Paske qene dhe në krye të një emisioni ku ke bërë investigime. Turp! Turp! Të shpërlaftë mortja! Nuk di sa kohe ke që merresh me këta fëmijë, por ajo që di është se ti duhet të rrish brenda. Nuk duhet të dalësh, që aty.
Ti duhet të vuash për çdo pikë loti të atij ëngjëlli 3 - vjeçar, ti duhet të vuash për çdo ulurime të atij fëmije (të atyre që dëgjuam nga korridori ku e tërhoqe), ti duhet të vuash, për atë gjak, që i pikonte nga veshi. Ti duhet të vuash për atë buzë të dridhur, ti duhet të vuash dhe për çdo gjë tjetër që ne nuk pamë dhe nuk dëgjuam (besoj se do ketë plot)... Dhe një gjë të fundit. Lutem që sonte të bëheni gjithë bashkë, mos u merrni me përralla, por instituconi që ka përgjegjësi të bëjë detyrën. Mjaft na panë sytë dhunë tek fëmijët!

Kozeta Turishta: Ish kolegia ime. Askush që e ka njohur nga afër e ka vështirë t'a besojë, por ja që njerëzit nuk njihen mirë, thonë tjetër, hiqen e tjetër bëjnë.
Tmerr, thjesht do e vdisja në dru. Lajmin e mësova, pasi po nisesha në një festë, siç hyra dola, ndoshta duket e pabesueshme, dhe pse nuk jam nënë vet, të qarat e atij fëmije të traumatizuar nuk më hiqen kollaj, dua të fle, por gjumi s'më merr, më dhëmb në shpirt ai engjëll, sa kohë i duhet atij fëmijë të marrë veten.
TV Klani Bravo, emisioni STOP shpëtuat një shpirt të pafajshëm, i hapët sytë dhe prindërve të jenë më të përgjegjshëm për çerdhet ku çojnë fëmijët.
Por mbi të gjitha uroj që ky tmerr të jetë një mësim i mirë për ato që japin liçenca për hapjen e kopshteve, me çfarë kriteresh?

Sonila Meço: Kjo është “anjezëri” dhe e lënë veçmas si rasti i një administratoreje të çartur do dënonte vetëm një Anjezë. Jo dhe jo!
Nga rrënjët duhet marre kjo situatë, që tjetra që do guxojë të shfryjë mbi fëmijët tanë të lebetitet vetëm nga ideja e pasojës.

Aulona Musta: E çon fëmijën në kopësht privat, paguan sa qimet e kokës dhe ta trajtojnë edhe në këtë mënyrë... Unë them që "edukatore" të tilla, bashkë me ato mostrat e Shkodrës dhe Durrësit, duhet të bëhen shembull duke i djegur në mes të Tiranës! Po mos u bëni edukatore kur jeni të shkalluara nga trutë e kokë, o përbindsha! Bëhuni gardjane burgu...

Klodian Tomorri: A është dhuna çështje seksi?
Unë kam mirëkuptimin dhe mbështetjen maksimale për ato shoqatat që ngrenë zërin për dhunën e burrave ndaj grave. Por për një gjë jam plotësisht i bindur. Nuk është çështje gjinie. Është çështje që ka të bëjë me raportin e forcave. Gratë në këtë vend janë po aq të dhunshme sa burrat.
Ja ku e keni.
Ajo nuk ishte burrë. Dhe ta keni të sigurt, që nuk është e vetmja që e bën këtë punë. Ka me qindra e me mijera gra të tjera në këtë vend, që rrahin kush fëmijët, kush vjeherrën apo vjeherrin e kush edhe burrin madje. Barbarisht.
Ne mund të bëjmë hipokritin sa të duam, por kjo është një shoqëri e dhunshme, ku i forti e rreh të dobëtin pavarësisht gjinisë. Kaq. Burrat i rrahin gratë sepse janë me të fortë. Gratë rrahin fëmijët e vegjël sepse janë më të forta se ata.
Fëmijët rrahin prindërit pleq se janë më të fortë.
Morali: Këtu po ishe i dobët të masakrojnë. Dhe kjo punë ka për të zgjatur shumë se mentaliteti nuk ndryshohet me ligj.

Altin Hazizaj: Nuk thonë kot një foto sa 1000 fjalë! Ka mbi 20 vjet që shoqëria civile denoncon dhunën ndaj fëmijëve! Duhet të hynin celularet dhe videot në "modë" që njerzia të kuptojë problemin! Uroj që pas 3 ditësh "çudia" e rradhës të mos jetë harruar! Denonco dhunën ndaj fëmijëve!

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826