INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ç'ndodh kur prindërit nuk kujdesen siç duhet. Djali ngec në tenxhere

Ja ç'ndodh kur prindërit nuk kujdesen siç duhet. Djali ngec në tenxhere

Publikuar më: 15:36 18-07-2018

Ndodh shpesh që një pakujdesi të kthehet në tragjedi, e kjo sidomos kur fëmijët nuk marrin vëmendjen e prindërve. Kanë qënë në gjumë prindërit e një 2-vjeçari, kur ai ka shkuar në kuzhinë dhe po luante me një tenxhere me presion. Këmbët e tij të vogla ngecen në tenxhere dhe prindërit e Muhammad Turan në Turqi janë zgjuar kur kanë dëgjuar të qarat e fëmijës. Prindërit e tij telefonuan emergjencën pasi nuk arrinin ta nxirrnin prej saj. Për fat të mirë, grupi i zjarrfikësve ia doli që të shpëtonte 2-vjeçarin duke përdorur pajisjet prerëse. Por, për këtë u desh 1 orë e gjysmë dhe mjekët erdhën të kujdeseshin për shëndetin e vogëlushit.
Babai i djalit, Gökhan Turan tha: "Si mund të futet fëmija brenda një pajisje gatimi? Unë me gruan time u përpoqëm ta nxirrnim, por nuk ia dolëm. Nuk donim ta lëndonim prandaj telefonuam grupin e zjarrfikësve dhe ambulancën. Kur erdhën, më thanë se gjithcka do zgjidhet. U qetësova, por kisha panik se djali qante dhe kishte frikë. Nuk ndodhi asnjë dëmtim pasi zjarrfikësit u kujdesën shumë mirë për të."

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336