Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’i dhënë fund ngërçit politik. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspzuarit’, Vasili tha se LSI ka pasur bindje se do kishte një marrëveshje për shkak të hapësirave që u krijuan.
“Ne kemi pasur bindje që do kishte një marrëveshje, pasi u krijuan edhe hapësirat për të arritur marrëveshje. 6 ministrat teknikë të propozuar nga opozita besoj se do jetë të papolitizuar, pasi ata jo më kot janë teknikë”- tha Vasili.