INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çarçafët që duhet të përdorni për të larguar insektet

Ja çarçafët që duhet të përdorni për të larguar insektet

Publikuar më: 12:16 27-07-2016
Vjen një lajm i mirë, për ju që nuk i duroni insektet, sidomos tani në stinën e verës, ku janë më të shumtë.
Një studim i fundit ka arritur në një zbulim të çuditshëm. Nëse i mbani çarçafët në disa ngjyra të caktuara, ata do të tërheqin shumë më shumë insekte, se në ngjyra të tjera.
Streha perfekte e insekteve janë:çarçafët tuaj janë të zinj, kafë apo të kuq. Duke qenë të errët, ato janë më të përshtatshme për t’i fshehur insektet. Nga ana tjetër, ngjyrat e çelëta si: e bardha, e verdha, e gjelbra, i trembin pasi ndihen më të ekspozuar.
 
Shkencëtarët e Gazetës së Entomologjisë Mjekësore treguan për revistën ‘Self’ se i kishin vënë insektet përpara çarçafëve me ngjyra të ndryshme dhe ata ishin drejtuar tek ata me ngjyrë më të errët.
Këshilla më kryesore sipas tyre, është që  t’i mbani sa më të pastër dhe  të bardhë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453