INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë bëjnë motrat Vjollca kur “braktisin” të dashurit  [FOTO]

Ja çfarë bëjnë motrat Vjollca kur “braktisin” të dashurit [FOTO]

Publikuar më: 11:37 22-09-2016

Marina dhe Luana Vjollca sapo janë kthyer nga pushimet dhe kanë vendosur të lënë një takim me njëra-tjetrën, si dikur. 

Ndërkohë që për Marinën dihet tashmë që është në një lidhje me reperin kosovar Getoar Selimi, për Luanën ende flitet se është në një lidhje me biznesmenin kosovar dhe isha të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajn. Por vajzat mbrëmjen e kaluar i kanë lënë mënjanë të dashurit për të kaluar kohë vetëm me njëra tjetrën.

Kështu motrat janë rehatuar në një restorant të cilin pas disa gotave verë, gati e kanë personalizuar me batuta dhe të qeshura pa fund me njëra tjetrën.

Një mbrëmje e këndshme e nisur që në makinë, pastaj në restorant  me momente të mbushura me të qeshura teksa provonin me radhë filtrat e Snapchat dhe  më pas e vazhduar me shkëmbim batutash në shtëpi.  Që aty, të dyja postuan nga një foto me të njëjtën diçiturë “Date”  duke e fiksuar mirë në mendje atë datë dhe atë mbrëmje kaq pozitive. Por pse munguan të dashurtit e tyre? Kjo në ato momente kishte pak rëndësi për to sepse po shijonin momentet kur ia lejonin vetes të dilnin nga kornizat e asaj  “Vajzës së ekranit”. 

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832