Prindërit e Bleonës prej vitesh e kanë lënë Shqipërinë për t'u zhvendosur në Amerikë.
Pavarësisht vendit, marrëdhënia e tyre me vajzën nuk ka ndryshuar. Ende ekzistojnë ato zënkat apo streset e vogla që këngëtarja iu sjell ndonjëherë mamasë. Por di si ta kompensojë këtë. Një nga mënyrat është t'i ofrojë mamasë trajtime estetike speciale me maskë floriri. " Për të gjitha streset që i kam sjellë herë pas here, ajo meriton gjithë floririn e botës", shkruan Qereti.
Kujtojmë që një maskë të tillë, të shtrenjtë, e ka përdorur edhe reperi Noizy.