Kohët e fundit ish kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, ndodhet shpesh në Tiranë. Gjithë kohën e lirë të munguar prej vitesh, Loriku po e kalon më së shumti me djalin e tij, Boiken. Madje edhe kur ndodhet në makinë dhe jashtë fillon shi i rrëmbyer, Loriku shfaq instinktivisht kujdesin prindëror ndaj djalit duke i vënë në makinë të shohë serialin e preferuar të tij “Masha and the bear”. Kështu ai ka shoqëruar të birin për disa minuta të mira duke parë bashkë këtë serial vizatimor.