INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja çfarë bënte avioni i Erdoganit në kohën që ndodhte grushti i shtetit [VIDEO]

Publikuar më: 09:52 16-07-2016

Gjatë kohës që forcat e ushtrisë po kryenin një grusht shteti, shumë lajme thuheshin për presidentin Erdogan, por asnjë prej tyre nuk ishte i konfirmuar. Në fillim u tha se presidenti ishte marrë peng, ndërsa disa media ruse raportonin se ai ishte nisur drejt Gjermanisë, për të kërkuar azil politik. Por si është e vërteta? A doli avioni i presidentit turk Erdogan, nga kufiri i vendit?

Erdogan ishte me pushime në qytetin turistik të Marmaris kur filloi grushti i shtetit, dhe u nis me një avion privat, i cili nuk kishte asnjë destinacion.

Në këtë video të publikuar duket rruga e avionit, e regjistruar nga radarët. Duket momenti kur avioni i presidentit është sjellë vërdallë, në ajër mbi Turqi.

Avioni fluturoi gjatë në formë rrethi për t'u ulur më pas në Stamboll, kur grushti i shtetit kishte dështuar.

Article Logic
Execution time: 0.0024120807647705