INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë dëmi i shkaktoni lëkurës nëse vendosni makeup në palestër

Ja çfarë dëmi i shkaktoni lëkurës nëse vendosni makeup në palestër

Publikuar më: 11:14 24-05-2017

Selfiet e palestrës janë fenomeni më i përhapur në rrjetet sociale, madje shpeshherë duken si arsyeja kryesore e vajtjes në palestrës.

Krejt e natyrshme e gjitha kjo: kush nuk do të duket tërheqëse në një foto? Dhe gabimi i të gjithë vajzave fillon pikërisht nga make up-i. Shpesh herë të trysnuara nga fakti se vitet e fundit palestra nuk është më një vend ku nuk ka rëndësi si dukesh, askush nuk i vë re rrathët poshtë syve apo flokët e çrregullt, ne zgjedhim të grimohemi para stërvitjes. Të bësh make up kur shkon në palestër, përpos faktit që për momentin do të ndiheni mirë, nuk ka asgjë tjetër të mirë. Ja pasojat e tjera:

 

1- Mbyll të gjithë poret e fytyrës.
Që kremi pudër bllokon të gjithë poret e fytyrës, kjo nuk është diçka e re, por ajo që nuk dimë është sa ndikon djersitja gjatë palestrës në fytyrën tonë të bllokuar. Kur lëkura është e ngrohtë, ajo ndikon në hapjen e poreve të cilat njëkohësisht janë të mbyllura nga kremi.

2- Nëse mendoni se po mbuoni aknet, gaboni rëndë!
T'i tregojë botës aknet e tmerrshme është gjëja më e keqe që mund t'i kërkohet një vajze. Në palestër duhet shmangur me patjetër, pasi shanset që ato të shpërthejnë, janë të mëdha. Mendoni më shumë për fytyrën tuaj.

3-Shkakton irritime.
Nëse keni një lëkurë të thatë, kjo do ta bëjë më keq fytyrën tuaj. Irritimet e lëkurës dhe padepërtueshmëria do të jenë të pashmangshme.

4- Poret tuaja do të jenë më të dukshme
Bllokimi i poreve do t'i bëjë ato më të dukshme dhe për një kohë të gjatë.

5- Sa herë vendosi make up, fytyra juaj thith toksina dhe materiale që dëmtojnë lëkurën.
Gjatë djersitjes, trupi çliron gjithë papastërtitë dhe toksinat që mban. Ky faktor është shkatërrues për lëkurën e bllokuar nga fondatina. Miksimi i tyre është armiku kryesor i fytyrës tuaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037198066711426