INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë dënimi e pret Anjeza Shabanin pas dhunës ndaj fëmijës 3 vjeç

Ja çfarë dënimi e pret Anjeza Shabanin pas dhunës ndaj fëmijës 3 vjeç

Publikuar më: 10:32 21-06-2016

Administratorja e kopështit “Diren” u prangos një ditë më parë nga policia, pas denoncimit nga emisioni investigativ “Stop”, ku shihej qartë se dhunonte barbarisht një fëmijë vetëm 3 vjeç. Anjeza Shabani akuzohet për veprën penal keqtrajtim të të miturve dhe të shpërdorimit të detyrës. Por sa vite burg rrezikon Shabani sipas ligjit për të cilin akuzohet. Neni 124 pika “b” e tij ka të parashikuar masën ndëshkuese për çdo rast dhune ndaj të miturve. Sipas Kodit Penal, ajo rrezikon nga 2 deri në 5 vjet burg për akuzën e parë, dhe nëse fëmija ka dëmtim të shëndetit, nga 10 deri në 20 vjet burg.
Ja çfarë thotë neni 124/b:

E pas dhunës së ushtruar, ku administratorja Anjeza Shabani shihet qartë se dhunonte barbarisht fëmijën 3 vjeç, ajo mund të dënohet me 20 vjet heqje lirie.

Article Logic
Execution time: 0.0037598609924316