Disa orë pasi Presidenti Bujar Nishani firmosi dekretin për faljen e pjesës së mbetur të dënimit Nazime Vishës, 22-vjeçarja la qelinë. Në orën 13: 15 minuta, Nazime Visha lë burgun, duke fituar kështu lirinë.
Vajza e cila u dënua me 10 vjet burg për vrasjen e dhunuesit të saj, Fiqiret Muça kishte kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë dhe i kishin mbetur edhe 3 vite e 9 muaj burg për të vuajtur.
“Do të nis shkollën. Më ka siguruar një bursë drejtoresha dhe do të nis shkollën”.
Nazimja falenderoi Presidentin Nishani, shkrimtarin Kadare dhe të gjithë ata që iu gjetën në krah për lirimin e saj.