Ronaldo është favorit që të fitojë edhe një çmim gjatë ditës së sotme, kësaj radhe nga FIFA
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ai i Barcelonës Lionel Messi dhe i Atletico Madridi Antoine Griezmann, janë në garë për ‘më të mirin’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA – “FIFA The Best”.
Pas ndarjes nga revista France Football, me të cilën për disa vite ndanë çmimin “Topin e Artë”, kësaj radhe organizata e futbollit zhvillon ceremoninë “The Best FIFA Football Awards”.
Në edicionin inaugurues, ceremonia do të mbahet sot në Zyrih, me ç’rast Ronaldo shpreson t’ia bashkojë Topit të Artë edhe këtë trofe, e që është favoriti kryesor për të triumfuar – sidomos pas zyrtarizmit nga ana e Barcelonës se Leo Messi nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Më poshtë janë çmimet që do të ndahen në këtë eveniment:
Lojtari më i mirë (konkurrojnë: Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Lionel Messi)
Lojtarja më e mirë (konkurrojnë: Melanie Behringer, Carli Lloyd dhe Marta)
‘FIFA FIFPro World11’ (formacioni më i mirë nga 55 lojtarë që janë në konkurrim)
Trajneri më i mirë në kategorinë e meshkujve (konkurrojnë: Claudio Ranieri, Fernando Santos dhe Zinedine Zidane)
Trajneri më i mirë në kategorinë e femrave (konkurrojnë: Jill Ellis, Silvia Neid dhe Pia Sundhage)
Çmimi Puskas (konkurrojnë: Marlone, Daniuska Rodriguez dhe Mohd Faiz Subri)
Çmimi për lojë të drejtë Çmimi për tifozët (konkurrojnë: tifozët e ADO Den Haag, tifozët Borussia Dortmund-Liverpool dhe tifozët e Islandës).