INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë do të ndodh sot / 13 fakte për të premten, 13 që do t’ju tmerrojnë

Ja çfarë do të ndodh sot / 13 fakte për të premten, 13 që do t’ju tmerrojnë

Publikuar më: 14:01 13-10-2017

Këtu janë 13 fakte që do t’ju bëjnë të doni të mbyllni dyert dhe të qëndroni në shtëpi.

E premtja 13 njihet si “dita e dënimit” dhe quhet edhe si “ditë e pafat”.

Një asteroid do të kalojë sot (e premte 13 tetor 2017) Tokën.

Këtu janë 13 gjëra të çuditshme që kanë ndodhur ose do të ndodhin në ditën e dënimit:

Gjatë një viti e premtja dhe data 13 mund të ndodhë më së shumti tri herë, derisa periudha më e gjatë pa të është 14 muaj.

Besimi për tersin që sjellë numri 13 i ka rrënjët te Krishterimi. Pasi thuhet se Jezusin e tradhtoi mysari i trembëdhjetë në darkën e fshehtë.

Frika nga e premtja 13 quhet frigatriskaidekafobija. E sipas të dhënave zyrtare statistikore, kjo datë ndikon tek 17.21 milionë amerikanë.

Frika nga numri 13 quhet triskaidekafobija. Ky numër konsiderohet i pafat sepse vjen pas numrit 12, i cili në tërë botën vlerësohet si numër komplet, 12 muaj në vit, 12 shenja të zodiakut, 12 perënditë e Olimpit dhe 12 apostuj të Jezusit.

Disa ndërtesa, në mbarë botën, nuk kanë kat të 13-të, derisa disa spitale dhe terminale të aeroporteve nuk e vendosin numrin 13 në dhomat dhe dyert e tyre.

Hollywoodi e kapitalizoi frikën prej të premtes 13 me lmin “E premtja 13” i shfaqur më 1980, ndërsa “rimejki” i këtij lmi u shfaq nëpër kinema më 2009.

Ekonomia amerikane çdo të premte me datë 13 humbë gati 900 milionë dollarë sepse njerëzit për shkak të besëtytnive i anulojnë shumë aktivitete biznesi.

Ish-lideri i Kubës, Fidel Kastro, është lindur me datë 13 të një dite të premte në vitin 1926.

Reperi Tupac Shakur është shpallur i vdekur më 13 po ashtu ditë e premte në vitin 1996.

Dita e 13 prillit 2029, e premte, asteroidi 99.942 do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.

Presidenti amerikan, Franklin Roosvelt nuk ka udhëtuar kurrë më datën 13 të çdo muaji, ndërsa nuk ka dashur as të jetë nikoqir i takimeve me 13 mysarë gjatë drekave ose darkave. Për Napoleonin dhe presidentin amerikan Herbet Hoover po ashtu itet se kanë vuajtur nga triskaidekafobija.

Në Paris mund të huazohet mysari i 14 profesional, për të hequr të ashtuquajturin fat të keq që sjellë numri 13, dhe e premtja 13

Në këtë ditë ka më shumë lëndime dhe të plagosur. Pranimet në spitale mund të rriten deri në 52%. /Shkodranews/

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379