Britney Spears është gati të sjellë në jetë albumin e saj të ri, i 9-ti në karrierën e saj.
Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt pritet të dalë edhe singelli i pare i cili quhet "Make Me (Ohhh)" një bashkëpunim me reperin G-Eazy. Me regji të David LaChapelle, klipi i këngës mendohet të ketë shumë zhveshje. Dhe në fakt në disa foto të prapaskenave të publikuara nga vetë Britney, si në Instagram ashtu edhe në Twitter, artistja shfaqet duke treguar trupin e saj super në formë, e veshur vetëm me bikini. Sipas E! News video do të jetë gati për fansat muajin e ardhshëm, ndërkohë që albumi do të hidhet në treg përgjatë vjeshtës së këtij viti!