INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë do të thotë madhësia e telefonit tuaj për personalitetin

Ja çfarë do të thotë madhësia e telefonit tuaj për personalitetin

Publikuar më: 21:48 20-03-2017

I keni parasysh ata njerëz të cilëve u pëlqen të blejnë telefona të mëdhenj që nuk i nxë xhepi? Epo dijeni se do t’ia dalin në jetë. Këtë vërtetoi një studim i fundit shumë specifik, që zbuloi një lidhje të pamenduar më parë mes madhësisë të telefonit dhe pronarit të tij.

Ata që përdornin pajisje më të mëdha u treguan më të guximshëm, më luftarakë, pa frikë për të kërkuar atë që u duhet.

Kërkuesit mblodhën një numër të madh njerëzish në dhoma të ndryshme, një pjesë e të cilëve kishin telefona të vegjël, një pjesë tjetër me telefona të mëdhenj kurse pjesa tjetër, iPad ose laptop.

Një prej studiuesve u tha pjesëmarrësve se i duhej të ikte, por do të kthehej brenda pesë minutave për t’u dhënë pagesën. Më pas shtoi se, nëse nuk kthehej brenda kësaj kohe, ata duhet të shkonin ta kërkonin.

Cilët ishin të parët? Ata që përdornin iPad dhe laptop u treguan më të shkathët duke dalë menjëherë, me të kaluar pesë minutat. Të tjerët, veçanërisht ata me telefona të vegjël ngurruan ta bënin.

Sipas shkencëtarëve, kjo nuk është për t’u çuditur. Dhe jo vetëm sepse njerëzit që blejnë iPhone 7 Plus-in kërkojnë madhështi; lidhet drejtpërdrejtë me qëndrimin e trupit për secilën pajisje.

Edhe studime të mëparshme kanë treguar se, njerëzit që përdorin iPad apo laptop ndihen më të sigurt tek vetja, për shkak se qëndrimi përpara një pajisjeje më të madhe është më i çlirët sesa përpara një telefoni që të bën të picërrosh sytë.

Veçanërisht njerëzit që përdorin lap top më shumë se telefon, janë më të sigurt në vetvete, për shkak se qëndrojnë drejt përpara ekranit, pa u dashur të përkulen.

Article Logic
Execution time: 0.0036838054656982