INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas stërvitjes

Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas stërvitjes

Publikuar më: 14:39 19-07-2017

Nxirrni më shumë nga stërvitjet e mundimshme, duke i aplikuar këto këshilla. Stërvitja juaj nuk do të duhej të përfundonte pas serisë së fundit të cilën e keni bërë.

 

Trajneri i njohur i fitnesit, Nick Clayton, për revistën ‘Muscle and Fitness’, ka zbuluar pesë këshilla themelore të cilat duhet t’i aplikoni pas stërvitjes.

Përdorni cilindrin e shpuzës

Cilindri i shpuzës ka aftësi të eliminojë nyjat e muskujve në indet e buta të cilat mund të shkaktojnë dhembje të muskujve. Këtë teknikë mund ta praktikoni para dhe pas stërvitjes.

Ftoheni trupin

Pas aplikimit të ushtrimit të fundit mos ikni menjëherë nga palestra. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat atë ditë i keni ushtruar, për shembull, sa ushtrime i keni bërë për pjesën e sipërme të trupit, pas programit të përcaktuar bëni kardio të butë si p.sh. ushtrimi sikur me lopata barke në ergonometër.

Shtrirja

Shtrirja e drejtë i ndihmon sistemit nervor që të qetësohet dhe të rigjenerohet. U rekomandohet posaçërisht stërvitësve të cilët punojnë me pesha më të mëdha.

Rihidratimi

Pa pirje adekuate të ujit gjatë stërvitjes, trupi dhe zemra do të punojnë më fort gjë që në fund do t’ju lodhë më shpejt. Hidratimi cilësor rregullon temperaturën e trupit, “lubrifikon” nyjat dhe me kohë ndikon në punën e organeve të tretjes.

Përdorni proteina

Përdorimi i suplementeve të proteinave në afatin kohor prej një orësh pas stërvitjes ndihmon në përtëritjen e indeve të muskujve të dëmtuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018770694732666