INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë duhet t’iu mësoni fëmijëve për dashurinë

Ja çfarë duhet t’iu mësoni fëmijëve për dashurinë

Publikuar më: 09:29 09-10-2019

Përrallat nuk është se ua mësojnë fëmijëve versionin e vërtetë të dashurisë, prandaj kjo është arsyeja se përse duhet t’ua mësojmë ne vet fëmijëve realitetin e dashurisë.

Fillimisht, fëmijët duhet ta dinë se jo gjithmonë dashuria përfshin kalorës në parzmore dhe funde të lumtura.

Më poshtë i keni disa gjëra të cilat duhet t’ua mësoni fëmijëve për dashurinë.

Abuzimi nuk është dashuri

Kur fëmijët vijnë në shtëpi duke vuajtur se po ngacmohen nga fëmijët tjerë, mos u thoni se kjo nënkupton që ata e pëlqejnë fëmijën tuaj. Nëse veproni kështu, fëmija do të mendojë se abuzimi është shenjë e dashurisë dhe kjo nuk është e shëndetshme.

T’i dashuroni tjerët nuk do të thotë se duhet ta dashuroni veten më pak

Fëmijët duhet ta dinë se kur e dashurojnë dikë, kjo nuk nënkupton se ata duhet ta sakrifikojnë veten.

Normalisht se kompromisi është i rëndësishëm në çdo lidhje, por ata nuk duhet ta duan veten më pak në mënyrë që ta dashurojnë dikë tjetër.

Respekti është krucial në dashuri

Fëmijët duhet ta dinë se respekti e dashuria shkojnë dorë më dorë. Ata duhet ta fitojnë respektin nga tjerët dhe t’iu dhurojnë respekt tjerëve.

Ata gjithashtu duhet të mësohen se meritojnë respekt. Dashuria pa respekt është toksike.

Ndonjëherë dashuria nuk zgjatë përgjithmonë

Filmat romantikë mund ta bëjnë fëmijën tuaj të mendojë se dashuria duhet të zgjatë tërë jetën. Por e vërteta është se dashuria ndonjëherë nuk zgjatë përgjithmonë dhe më mirë është ta përfundoni një lidhje e të vazhdoni me jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879