INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë duhet të dini për rrathët e errët të syve dhe se si t’i eleminoni

Ja çfarë duhet të dini për rrathët e errët të syve dhe se si t’i eleminoni

Publikuar më: 11:00 25-05-2017

A ka më keq se të zgjohesh në mëngjes dhe të vëresh rrathët e errët të syve?

 

Kolegët ju pyesin vazhdimisht nëse keni fjetur vonë natën më parë dhe mamaja vazhdon komenton lodhjen tuaj që reflektohet në fizik. Me pak fjalë ju ka ardhur në majë të hundës! E vërteta është që nuk jeni edhe aq të lodhur. Pjesën më të madhe të kohës i plotësoni 7 orët e gjumit të kërkuara dhe ndërkohë që nuk jeni tipa mëngjesi, prapë ndiheni mjaftueshëm energjikë për t’i bërë ballë ditës. Ju tingëllon situatë e njohur? Na besoni, nuk jeni të vetmit që ju duhet të përballoni këtë dramë me rrathë të errët sysh. Por nëse ndiheni si arinj panda, ne kemi lajme të mira për ju: Ka shumë gjëra që mund të bëni për t’i eleminuar. Ja çfarë duhet të dini për rrathët e errët dhe se si t’i eleminoni.

Ka një ndryshim mes rrathëve blu dhe atyre në ngjyrë kafe.

Rrathët e errët të syve shfaqen në pjesën e poshtme pasi lëkura aty është shumë e hollë dhe delikate, gjë që e bën situatën edhe më të dukshme. Por, jo të gjithë rrathët e errët krijohen si pasojë e të njejtave arsye. Rrathët e errët më të zakontë janë në ngjyrë blu apo kafe. Rrathët blu janë përgjithësisht ato me të cilat zgjohemi nga gjumi dhe shkaktohen nga gjaku i oksigjenuar i mbledhur në pjesën e poshtme të syve. Nëse keni kaluar orë të mira në gjumë, ngjyra thellohet gjë që shpjegon praninë e tyre në mëngjes. Rrathët në ngjyrë kafe, nga ana tjetër kanë më shumë të bëjnë me pigmentimin e lëkurës. Këta rrathë zakonisht shfaqen si pasojë e gjenetikës apo ekspozimit në diell.

Dietat, alergjitë dhe mosha kanë të bëjnë me to.

Si pasojë e mungesës së gjumit, venat e gjakut zgjerohen. Por nuk është vetëm kjo arsyeja… Ndonjëherë, ka të bëjë me inflamacionet e shkaktuara si pasojë e dietave, kështu që provoni të ndiqni një dietë kundër inflamacionit me fruta dhe perime si brokoli, luleshtrydhet dhe patatet e ëmbla. Për më tepër, rrathët e errët të syve, përkeqësohen me moshën duke qenë se lëkura fillon të humbë elasticitetin. Me kalimin e moshës, fillojmë të humbim yndyrnat e sipërfaqes së lëkurës, të cilat mund të mbulojnë disi blunë e venave të gjakut.

Nëse i kruani, situata përkeqësohet.

Nëse keni ndonjë dyshim që rrathët tuaj janë krijuar si pasojë e alergjive, merrni medikamente anti-alergjike të rekomanduara nga mjeku specialist. Bëni kujdes me pastruesin e makjazhit. Mund të duket si një detaj i parëndësishëm, por nëse po e pastroni makjazhin çdo natë me solucione, bëni mirë të ndaloni! Po shkaktoni dëmtime të kapilarëve dhe inflamacion duke i përkeqësuar rrathët e syve. Një solucion me përmbajtje vajore mund të jetë më pak i dëmshëm.

Mund t’i trajtoni lokalisht.

Edhe pse disa nga kremrat janë më efektivë se të tjerë, ka shumë që ju premtojnë rezultate pozitive kundër rrathëve të syve. Ka kremra me përmbajtje të vitaminës C që e bëjnë lëkurën të shkëlqejë dhe kremra me përmbajtje kolagjeni. Madje dhe kremra me përmbajtje kafeine që ndihmojnë në ngushtimin e enëve të gjakut në atë zonë. Është shumë e rëndësishme që të përdorni kremra me mbrojtje kundër diellit. Nëse të gjitha këto përpjekje dështojnë, një mbulues për sytë mund të jetë shumë efektiv.

Mos e nënvlerësoni mbuluesin e plotfuqishëm.

E dimë që rrathët e syve janë shumë të lodhshëm për t’u parë, por tani që e dini që janë të trajtueshëm, a nuk jeni të emocionuar për t’i zhdukur?!

Article Logic
Execution time: 0.0026609897613525