INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë duhet të hani në plazh për t'u mbrojtur nga rrezet e diellit

Ja çfarë duhet të hani në plazh për t'u mbrojtur nga rrezet e diellit

Publikuar më: 13:22 11-08-2017

Mbrojtja ndaj rrezeve të diellit është shumë e rëndësishme gjatë gjithë vitit, por gjatë verës bëhet më kritike. Është e domosdoshme të zgjedhësh kremin e duhur sipas tipit të lëkurës, por po aq e rëndësishme edhe të zgjedhësh ushqimet e duhura për këtë periudhë.

Po cilat janë ushqimet që të mbrojnë nga rrezet UV?

Vaji i ullirit: Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E, e cila siguron mbrojtje kundër stresit oksidues dhe është provuar se zvogëlon dëmtimin e lëkurës nga rrezatimi UVB. Kohët e fundit, shumë studime kanë dalë në konkuzionin se ka shumë rëndësi konsumi i vajit të ullirit në luftën kundër efekteve të dëmshme të diellit. Kështu që vaji i ullirit duhet përfshirë në të gjitha gatimet. Shto vaj ulliri të ftohtë në sallatë ose në perime të pjekura.

Arrat: Arrat janë të pasura me Omega-3, që gjithashtu siguron një mbrojtje të lartë kundër rrezeve të dëmshme të diellit dhe dëmtimit të lëkurës. Arrat ripërtërijnë shtresat e sipërme të lëkurës, por po ashtu ndihmojnë në luftën kundër rrezeve UV duke parandaluar qelizat e vdekura.

Molla: Mollët ​​kanë vlera të jashtëzakonshme kundër inflamacionit, stresit oksidativ, por edhe ndihmojnë sistemin imunitar. Mollët janë të pasura me antioksidantë, pastrojnë qelizat e vdekura nga lëkura dhe i japin asaj shkëlqim. Mjafton vetëm një mollë në ditë dhe lëkura do të ndryshojë pamje.

Brokoli: Ashtu si molla, brokoli është një tjetër kampion i polifenoleve, madje kryeson listën e perimeve për polifenolet. Brokoli siguron mbrojtje edhe kundër qelizave të kancerit. Nga një studim i fundit i kryer në Amerikë, u arrit në konkluzionin se brokoli aktivizon sistemin e mbrojtjes të lëkurës sonë ndaj ekspozimit të rrezeve UV.

Borziloku: Borziloku lehtëson tretjen, relakson trupin, pastron zorrët nga gazrat. Gjithashtu ndihmon në dhimbjet e kokës dhe mbron sytë duke filtruar rrezet UV në retinë. Është e pamundur të renditen të gjitha vlerat që ka borziloku në organizëm. Nga borziloku mund të bësh një çaj të ngrohtë para gjumit vetëm duke shtuar disa gjethe. Lëri 15 minuta gjethet brenda dhe pastaj pije. Po ashtu, shtoje borzilokun edhe në ushqimet me peshk apo edhe në ujë.

Uji: Pija e mrekullueshme që hidraton lëkurën është uji. Konsumi i 2 litrave deri në 2.5 litra ujë në ditë do të shpëtojë qelizat e lëkurës së vdekur dhe do të krijojë një ton të pastër të ngjyrës së lëkurës. Uji është si një shtresë e sipërme e lëkurës që e mbron atë nga rrezet e dëmshme të diellit.

Çaji i zi: Çaji jeshil dhe çaji i zi janë të pasur me antioksidantë që shërojnë lëkurën. Sipas një studimi të kohëve të fundit, çaji i zi në mënyrë të veçantë përmban nivele të larta të polifenolit dhe kështu mbron nga hiper-pigmentimi i diellit, që shkaktohet nga rrezet e diellit.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667