Këmbët seksi gjigande ngjitur jashtë dritares së këtij dyqani kostumesh janë kthyer në një atraksion të vërtetë.
Duke shitur pellushë fallco, veshje për disko, fustane me pupla, paruke dhe bizhu të viteve ’80, ‘Piedmont Boutique’ në lagjen Haight Ashbury në San Francisco e mori spunton nga kultura hippie e viteve ’60. Por ky butik ka evoluar duke shitur mallra të veçantë dhe origjinalë përgjatë viteve, ku sot shet lingerie, veshje fetishi, mbajtëse cigaresh dhe siç fasada e dyqanit sugjeron, streçe dhe geta rrjetë.
Një shenjë e thjeshtë nuk mjaftonte për Piedmont Boutique që të tërhiqte blerësit që ai dëshironte. Nevojitej diçka më shumë. Kështu dyqani punësoi artistin local Barry Forman për të ngjitur një palë këmbë gjigande jashtë dritares së katit të dytë të dyqanit. Të kompletuara me geta rrjetë dhe gjunjë që përthyhen në mënyrë joshëse, Forman thotë se pjesa më e vështirë e krijimit të tyre ishte t’u shtoje ‘xixëllima’ takave të larta të kuqe.
Teknika e reklamës së pazakontë ka funksionuar. Në ditët e sotme, butiku Piedmont shpesh njihet si ‘dyqani me këmbët!”. Ka rezultuar që ky detaj rrëmbyes seksi i vëmendjes, është vërtet tërheqës. Këmbët kanë sjellë aty jo vetëm kliente femra por edhe një pjesë të mirë të meshkujve që bëjnë selfie duke marrë poza mes këmbëve. Është një pikë gjithashtu tërheqëse për fotografët, pasi pozicioni i këmbëve i jep mundësinë kameras të fokusohet në disa kënde duke patur në sfond shenjën rrugore në miniature që personifikohet nga mustaqe të trasha, size dielli të verdha dhe një varëse.
Këmbët e Piedmont Boutique janë kthyer në një ikonë të lagjes madje janë riprodhuar edhe në muzeun e dyllit “Madam Tassauds” në San Francisco, në një format pak më të vogël.