INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë e lidh përjetësisht  Angela Martinin me të dashurin e ri

Ja çfarë e lidh përjetësisht Angela Martinin me të dashurin e ri

Publikuar më: 13:52 25-04-2016

Amerika mund të jetë vendi i ëndrrave për shumë njerëz, ndërsa për Angela Martinin është tashmë thjesht një realitet.

Modelja e njohur vazhdon të kalojë kohë cilësore në vendin që ve të tjerash, duket se i ka sjellë edhe dashurinë. Të paktën kjo është ajo që të lënë të kuptosh disa video të postuara së fundmi prej saj në Snapchat.  Në to modelja shfaqet shpesh në shoqërinë e një djali brun dhe afeksioni i treguar ndaj njëri-tjetrit, përjashton mundësinë se kjo mund  të jetë një marrëdhënie “e pafajshme” pune.

Edhe pse vetë Angela nuk ka shprehuar akoma diçka konkrete, pamjet e fiksuara në video flasin vetë.  Nëse jo, si mund t’i deshifrosh dy gjysma zemrash që bëjnë një të plotë, përkatësisht në gishtin e unazës së dy të dashuruarve?! Kështu siç duken gjërat, ndoshta do të na duhet të përgatitemi për shkëmbimin e unazave.

Article Logic
Execution time: 0.0036787986755371