Janë tre deputetë të Parlamenti, por kanë një gjë të përbashkët, datën e lindjes. Ka qënë Kryetari i Kuvenit Ilir Meta, i cili ka uruar publikisht tre deputetët, dy prej të cilëve ishin nga partia që ai drejton.
Ilir Meta:
Sot është një ditë e rëndësishme. Më lejoni tju uroj ditëlindjen zonja Bregu. Nuk e mora vesh nga Kuvendi por nga zoti Vasili, i cili gjithashtu ka ditëlindjen. Po sot dhe Mehmetaj ka ditëlindjen.
Milena Harito:
Po ia uroj dhe unë ditëlindjen zonjës Bregu, megjithëse ia urova pak minuta më parë me mesazh.
Majlinda Bregu:
Po sikur të më dëgjoje pak me kujdes do ta dija për nder, përveç urimit për ditëlindje.