Kjo ka ndodhur në qytetin Anqui të Kinës.
Një grua u rrah brutalisht dhe u braktis në anë të rrugës gjatë ditës së djeshme. Mediat kineze pohuan se 28 vjeçarja, e cila ishte mësuese, është rrahur pasi u kap nga gruaja e dashnorit të saj, në qytetin Anqui, province lindore e Kinës.
Kalimtarët që e gjetën gruan të futur në shkurre, lajmëruan policinë të cilët po hetojnë rastin.
Fotot e gruas së paidentifikuar duket se kanë ardhur nga mediat sociale kineze.
Ata u publikuan për herë të parë dje nga "Zui Huo Huo Ge", nga një përdorues i Weibos.
Fotot tregojnë gruan si kishte qenë më parë dhe si u katandis pas rrahjes. Ajo përfundoi me syrin e nxirë dhe fytyrën e enjtur, madje nuk mund të hapte as sytë.
Në klipin e 75-sekondësh, gruaja e rrahur keq, është parë duke folur në telefonin e saj celular.
Gjatë bisedës së saj me një kalimtar mashkull, ajo nuk ka qenë në gjendje për të folur në mënyrë të qartë për shkak të dëmtimit që kishte pësuar.
Gruaja nuk pranoi të shpjegojë shkakun e lëndimit të saj, megjithatë, policia tha se ata do të vazhdojnë duke e hetuar rastin.
Tani ajo është dërguar në spital për trajtim.