INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë i bën disa femra më rezistente ndaj virusit HIV  [FOTO]

Ja çfarë i bën disa femra më rezistente ndaj virusit HIV [FOTO]

Publikuar më: 14:07 12-10-2016

Superheroi në vaginën tuaj.

Pse disa femra kanë më shumë baktere që luftojnë virusin HIV dhe si ju mund të keni më shumë prej tyre?

Shkencëtarët kanë zbuluar një bakter që lufton virusin HIVdhe ai  është i pranishmëm në mënyrë natyrale në vaginën e disa femrave.

Profesori i Universitetit të Liverpool-it, Janneke Van de Wijgert, gjeti disa punëtore seksi të cilat me shumë të ngjarë kishin vurusin HIV, dhe pa nëse ato kishin bakteret L.crispatus në vaginat e tyre.

Rezultoi që pjesa më e madhe e këtyre femrave ishin të mbrojtura nga ky virus pikërisht nga prania e bakterit në fjalë.

Kjo është një nga pesë llojet e baktereve të pranishme në organet gjenitale femërore.

Shumë hulumtues besojnë se vagina është më e shëndetshme nëse L. crispatus është dominat. 

Tashmë studiuesit janë duke kërkuar për zhvillimin e rritjes së niveleve të këtij bakteri tek të gjitha gratë.

Krahasuar me atë të gjitarëve , vagina njerëzore është unike.

Tek  shumë femra, L.crispatus është bërë resident dominant.

Bakteret Lactobacillus pompojnë acidin  laktik, i cili mban mjedisin vaginal me një pH të ulët, acid që vret ose dekurajon bakteret e tjera dhe  dhe viruset nga lulëzimi.

Lactobacillus përforcon muskujt e vaginës të cilat veprojnë si pengesë natyrore për “pushtuesit”.

Histori e shkurtër:

Edhe pse askush nuk e di me siguri, studiuesit  spekulojnë se vagina e  njeriut e ka fituar mbrojtësin  e saj  Lactobacillus rreth 10,000-12,000 vite më parë, kur njerëzit filluan të fermentojnë  qumështin dhe të konsumojnë   ushqime të tilla si kos dhe djathë, të cilat janë plot me baktere.

Lactobacillus të caktuara mund të ketë zgjeruar territorin e tyre për të kolonizuar një vaginë,  duke udhëtuar në distancë të shkurtër nga anusi drejt hapjes vaginale.

Atje, ata gjetën mjedisin e tyre të përsosur.  Një dhomë me pak oksigjen, gjatë viteve riprodhuese të gruas, kur ka një furnizim me bollëk  me Lactobacillus.

Ndryshon nga një grua tek një tjetër

Hulumtuesit janë duke kuptuar se bakteret Lactobacillus  nuk janë njësoj tek të gjitha femrat.  

Në vitin 2011, një studim zbuloi pesë lloje të ndryshme të komunitetit bakterial.

Katër prej tyre u dominuan nga lloje të ndryshme Lactobacillus.

Por  pesë prej tyre përmbajnë një përzierje të ndryshme të mikrobeve ( ku përfshihen: Gardnerella, Sneathia, Eggerthella dhe specie të quajtura Mobilununcus), shumë prej të cilave janë të ldihura me bakteriet vaginale.

Për disa studiues, Lactoballicus crispatus ( një nga pesë komunitetet bakteriale)  po shfaqet si superhero i ri i vaginës.

 

Gratë e  bardha ka më shumë baktere 'superhero'

Kur hulumtuesit e studimit të vitit 2011,  Larry Ravel dhe Jacques Forney ,  renditën  rezultatet e tyre në bazë të etnive të grave, janë përballur me një  tjetër surprizë.

Për çdo grup etnik, ka qenë një komunitet bakterial që ishte deri tani më i pranishëm në rreth 40 për qind ose më shumë nga këto gra.

Gratë e bardha, ishin komuniteti i dominuar nga L. crispatus.

Gratë aziatike, kishin  dominant  L. iners

Për gratë e zeza dhe hispanike, kjo ndryshonte.

Këto dallime të komunitetit mund të shpjegojnë pse gratë e zeza dhe hispanike kanë shkallë më të lartë të BV.

 

Produketet kozmetike e përkeqësojnë shëndetin vaginal

Produktet e çdo lloji e prishin ekuilibrin e baktereve të mira dhe rrisin rrezikun e virusit HIV.

Zakoni që kanë femrat për të pastruar vaginën, sidomos pas seksit , është tepër i përdorur nisur nga  gratë në moshë deri tek femrat e reja.

Por nuk duhet të shqetësoheni sepse vagina është e aftë të kujdeset për veten.

"Vagina juaj është vetë pastruese”, thotë gjinekologu Denise Willers. Ajo nuk ka nevojë për ndonjë ndihmë të veçantë.

 

Çfarë mund të bëni për një vaginë të shëndetshme?

Profesori Van de Wijgert aktualisht është duke testuar dy produkte vaginale në Ruanda për të parë nëse ata mund të parandalojnë B.V

Të dyja produktet, kapsula që futen në vaginë, janë në dispozicion në Evropë.

Megjithatë, ato përmbajnë variacione Lactobacillus  që  gjenden në  vaginë dhe zorrë, disa prej të cilave kanë një rekord të dobët të kolonizimit vaginal në mënyrë  efektive.

“Nëse studimet do të vazhdojnë të ndihmojnë që sa më shumë femra të kenë të pranishme Lactobacillus crispatus në vaginat e tyre, atëherë bota do të jetë një vend më i mirë”, thotë një hulumtues.

Article Logic
Execution time: 0.0038712024688721