Një dado është arrestuar pas publikimit të një videoje të tmerrshme kur tregohet duke djegur një djalë dy vjeçar me një shufër hekuri të nxehtë, si mënyrë për ta disiplinuar.
Nosipho Nxumalo, 21 vjeç është akuzuar për rrezikimin e shëndetit të fëmijës pasi punëdhënesja thirri policinë sepse pa shenjat e të djegurës në trupin e djalit të saj.
Ishte tepër e vështirë për mamanë e djalit të shikonte videon teksa dadoja digjte fëmijën e saj me një shufër hekuri të nxehtë.
Në video dëgjohet zëri i dados e cila pasi e djeg disa herë trupin e djalit i thotë atij: “E sheh çfarë të ndodh kur nuk bindesh”?, dhe më pas e përqafon.
“Ajo ka luajtur këtë lojë të rrezikshme me djalin tim dhe kjo është gjëja më e pështirë që kam parë ndonjëherë në jetën time”, shprehet nëna e frikësuar.
Dy vjeçari Xander, i kishte treguar mamasë së dadoja Nxumalo e kishte prekur me një hekur të nxehtë ndërsa vetë dadoja është justifikuar se thjesht sa ishte përpjekur për ta disiplinuar djalin.
Tani, mamaje e dy vjeçarit paralajmëron nënat e tjera për rreziqet që vij ë nga punësimi i një dadoje të panjohur dhe të pakontrolluar.