INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë i duhet Tiranës të bëjë në 180 minutat e fundit për të realizuar sezonin

Ja çfarë i duhet Tiranës të bëjë në 180 minutat e fundit për të realizuar sezonin

Publikuar më: 14:05 16-05-2017

Tirana është në buzë të greminës. 35 pikë pikë dhe dy përballje të vështira përpara. Megjithatë bardheblutë e kanë në dorë vetë fatin e tyre. Për të shpëtuar i duhen  dy fitore, rezultate të cilat do të snobonin të gjitha llogaritë e kundërshtarëve. Pavarësisht kombinimeve të rezultateve të tjera, me 6 pikë në dy javë dhe 41 në total Tirana do të shpëtonte.

Në rastin se bardheblutë do të marrin minimalisht 4 pikë, për të shpëtuar duhet që Laçi të mos marrë më tepër se 3 pikë në dy ndeshjet e fundit dhe Teuta të mos marrë më tepër se 2 pikë.

Në rast se Tirana fiton 2-0 më Luftëtarin dhe fiton në Shkodër, nëse Flamurtari nuk merr pikë më tepër se 4 pikë, bardheblutë do të kapnin vëndin e katërt dhe zyrtarisht duke qenë se janë dhe finalist në Kupën e Shqipërisë do të siguronin Europën.

Në rast balotazhi me pikë me Luftëtarin do të siguronin vëndin e katërt për shkak bilanci pozitiv, gjithmonë nëse do të fitojnë aq sa duhet këtë fundjavë e të marrin pikë të plota në Shkodër.

Në rast balotazhi me 39 pikë me Flamurtarin dhe Laçin, është Tirana skuadra që bie për shkak të bilancit jo pozitiv në përballjet treshe.

Article Logic
Execution time: 0.0049610137939453