Mesa duket pushimet dhe lodhja e dasmës ka marrë fund për çiftin Xhensila dhe Besi, tani i janë rikthyer jetë së tyre familjare. Por çfarë të rejash do shikojmë nga ata? Këtë në e rrëfen Xhensila.
Në një intervistë për “Mirage” këngëtarja ka thënë se pas një jave do të nisë përgatitjet për klipin e saj më të ri. Bëhet fjalë për këngën që ajo i dedikoi Besit ditën e Dasmës, me titull “ti ke çelësin e zemrës sime”.
Xhensila ka thënë gjithashtu se tani i kushton më shumë kohë shtëpisë, gatimit dhe sigurisht pastërtisë së shtëpisë. Ajo thotë se i pëlqen më shumë të përgatisë gatime tradicionale shqiptare, gjë që i pëlqejnë edhe Besit.