Bebe Rexha po kthehet në një nga yjet më të kërkuar në industrinë e muzikës.
Po përveç se është një këngëtare e talentuar ajo na tregon se është e frymëzuar nga artistët repera meshkuj më shumë sesa koleget e saj, duke përfshirë këtu edhe Nicki Minaj, me të cilën ka realizuar këngën “No broken hearts”. Këngëtarja 26 vjeçare në një intervistë për Metro u shpreh: “Unë e shikoj veten si një artist mashkull. Unë jam shumë e ashpër dhe jam e frymëzyar nga artistat e Hip Hop”. Dhe mesa duket Bebe ka dikë në veçanti nga i cili është inspiruar. Ajo tha “Unë dua të jem Kanye dhe dua të bëj atë që bën ai muzikalisht. Nuk kam frikë”.
Ndërkohë, bjondja që fillimisht ka shkruar këngën “Monster” të Eminem dhe Rihanna, thotë se qëndrimi në New York e ka bërë atë më të fortë, dhe të aftë për të ia dalë vetë mbanë.
“Kur rritesh në New York, je femër dhe prindërit e tu vijnë nga një vend tjetër (Shqipëria), ti duhet të përshtatesh, të bëhësh e fortë, si djemtë aty”.