Shumica e këngëtareve do ta kishin humbur fare, por Adele nuk është shumica e këngëtareve.
Ajo e vërtetoi edhe një herë se e meriton plotësisht etiketimin si një diva e muzikës. Gjatë koncertit të saj live u prish gjithë sistemi zanor për pak minuta (ndodh në 2:39), por kjo nuk përbën asnjë problem për këngëtaren 30 vjeçare. Në momentin kur zëri i saj nuk dëgjohej më filluan fansat të këndonin dhe e mbajtën të gjallë koncertin deri kur difekti teknik u rregullua. Kështu kënga nuk u ndërpre për asnjë çast, diçka që nuk e kishim parë deri tani. Si të mos mjaftonte kjo, edhe reagimi i Adele në fund është për t’u shkrirë së qeshuri.