INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë i ndodh  trupit tuaj nëse gjatë një  jave nuk i bëni orët e gjumit të plota

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse gjatë një jave nuk i bëni orët e gjumit të plota

Publikuar më: 15:12 31-05-2016
1.Ju jep të njëjtin efekt tek ushqimi ashtu si marihuana 
 
Ju e dini se marihuana ju bën ta doni aq shumë ushqimin dhe veçanërisht ëmbëlsirat. E njëjta gjë ju ndodh kur ju nuk i bëni orët e gjumit tamam. Në të dyja rastet  nivelet e një kompleksi që shkakton rritjen e urisë është  33 % më e lartë tek personat të cilët kishin bërë vetëm 4.5 orë gjumë përgjatë katër netëve në krahasim me persoant e tjerë të cilët kishin bërë gjumë të rregullt.  Rezultati? Personat të cilët kishin fjetur më pak , ishin më të predispozuar që të mos i refuzonin ushqime si: ëmbëlsira apo  patate të skuqura edhe pse mund të kishin ngrënë një vakt të bollshëm vetëm disa orë më parë.  Humbja e gjumit lidhet ngushtë me mënyrën e të ngrënit ndaj tek personat që flenë pak rritet niveli i hormonit që ndikon në urinë tuaj dhe nga kjo ka shumë gjasa që niveli i yndyrës në trupin tuaj të rritet. 
  
2.Dukeni 10 vite më të moshuar
 
Gjatë gjumit gjaku rrjedh nën lëkurën tuaj dhe trupi juaj prodhon komponentë si  kolagjen dhe elasticitet. Mungesa e mbylljes së syve për një kohë të gjatë i pakëson këto komponentë ( më pak rrjedhje gjaku do të thotë më pak qeliza të freskëta dhe ushqyese të cilat përkthehen në rrudha  pasi lëkurës i mungon elsaticiteti.) Mungesa e gjumit ju shkakton edhe rrathët e zinj poshtë syve. Rrjedhja e dobët e gjakut shkakton gjak të mbledhur në zonën poshtë syve aty ku edhe lëkura është mjaft e hollë dhe delikate. 
 
3.E keni të vështirë  t’i kuptoni të tjerët
 
Kur ju nuk flini tamam, fytyrat  e njerëzve ju duken të zemëruara.  Nuk do t’iu dukeshin të tilla nëse ju do t’i kishit bërë orët e gjumit të plota dhe do të ishit të çlodhur.  Ka një zonë në trurin tuaj e cila është përgjegjëse për reagimet tuaja emocionale. Kjo nuk funksionon aq mirë kur ju nuk flini tamam. Nëse keni bërë vetëm  4 orë gjumë për  5 netë me radhë  keni 60 % më shumë mundësi që  ta keni më  të vështirë për t’i kuptuar të tjerët. 
 
4.Ju jeni mrapa të gjithëve në klasën e ushtrimeve kardio
 
Kjo nuk ndodh vetëm se ju jeni të ldohur. Një studim thotë se nëse keni disa javë që keni fjetur pak, ju ngadalësohen reagimet pothujase 10 herë më shumë. 
 
5.Ju kap paniku të hënën në mëngjes më shumë se zakonisht
 
Truri juaj  përjeton gjithçka edhe ngjarjet e pakëndshme dhe emocionet. Kjo është arsyeja pse ju gjatë gjithë natës mendoni për të hënën që do të shkoni në punë. Humbja e gjumit e sjell këtë efekt. 
 
6.Reziztenca e trupit tuaj do bjerë
 
Duke bërë vetëm dy orë gjumë çdo natë për një javë, çon në inflamacion të gradës së ulët. Nëse kjo vazhdon gjatë iu vë në rrezik rezistencën ndaj insulinës, diabetit dhe bën që sistemi juaj imunitar të jetë më pak efektiv. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539