INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë i shkakton  stresi organizimit tonë

Ja çfarë i shkakton stresi organizimit tonë

Publikuar më: 13:45 22-09-2018

Stresi kronik mund të afektojë negativisht sistemin tuaj të imunitetit, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve.
Instituti i Mjekësisë Amerikanë në një mini dokumentar tregon disa nga reaksionet e stresit në organizimin e njeriut.
Sipas këtij, reaksioni kimik i shkaktuar nga situata stresuese shkaktojnë sulme që lirojnë hormone të stresit përreth gjithë trupit. Përderisa këto hormone janë të nevojshme për situate akute aftësia e tyre për të interferuar në sistemin e imunitetit mund të shkaktojnë inflamacione.
Reduktojnë qelizat e bardha të gjakut, dhe e rrisin rrezikun e të qenurit të cenueshëm ndaj infeksioneve. Stresi mund të atakojë sistemin e juaj imunitar në dy mënyra: duke shkaktuar inflamacion dhe atakuar indet, dhe duke shtypur qelizat e imunitetit qe duhet të luftojnë infeksionet.
Konfliktet e tej zgjatura sociale mund të ndikojnë në krijimin e stresit kronik dhe rritje të nivelit të stresit që çrregullon sistemin tuaj imunitar.
Kur jeni të stresuar trupi juaj prodhon hormone të stresit që njihet si cortisol. Ky hormone shërben që të përgatit trupin tuaj të vrapojë në raste rreziku për ta bërë këtë ul aktivitetin e qelizave të imunitetit dhe funksionin e tyre të njohura si limfocite. Këto punojnë për të reaguar ndaj rreziqeve që i kanosen organizimit nga jashtë, si bakteriet dhe infeksionet dhe të shkatërrojë ato. Kur numri i limfociteve bie atëherë trupi ekspozohet më lehtë ndaj rreziqeve dhe sëmundjeve. Kur këto bien, bie edhe sistemi i imunitetit dhe ky mund të rezultojë edhe me kokë dhimbje, probleme me zemër, me lukth dhe mëlçi, me pagjumësi, etj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039718151092529