Françeska ishte një ndër personazhet më të komentuar në reality show-n më të famshëm në Shqipëri “BBA”. Padyshim pjesëmarrja e saj në këtë garë e bëri shumë të famshme edhe sot e kësaj ditë ajo kujtohet për pamjen e saj tërheqëse dhe format e saj trupore.
Bukuroshja herë pa here qëndron në kontakt me fansat e saj në ‘Instagram’, ku publikon foto seksi që marrin menjëherë reagime të shumta. Një foto të tillë Françeska e ka publikuar edhe sot. Ajo ka shkrepur një selfie dhe në përshkrimin e saj ka thënë diçka që i ka bërë të gjithë të qeshin.
“Do bëhesh meme- kshu thotë mami kur postoj foto”- ka thënë ajo me humor, duke qenë se memet, ose ndryshe fotot për të qeshur, janë trendi i ri i ditëve të sotme.