INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ju dëmton shikimin

Ja çfarë ju dëmton shikimin

Publikuar më: 09:05 28-06-2016

Çdo ditë ne bëjmë disa veprime të cilat mund të dëmtojnë shikimin ndaj është mirë t’i shmangim sa të mundemi

Përqendrimi i tepruar në celular

Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve.

Shikimi i televizorit gjatë natës

Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, është e dëmshme për ju. Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për tu përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen.

Flini me lentet vënë

Sado të lodhur të jeni mos flini me lente. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme.

Fërkimi i syve

Nëse ju fërkoni sytë tuaj pa e ditur mund t’i dëmtoni ata. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre.

Ushqimi jo i shëndetshëm

Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin.

Teprimi me grim

Grimi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm.

Mos mbajtja e syzeve

Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni probleme në vitet e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992