INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë ju ndodh kur keni mungesë seksi

Ja çfarë ju ndodh kur keni mungesë seksi

Publikuar më: 11:41 20-11-2016

Mungesa e seksit ndonjëherë dallohet qartë nëpërmjet veprimeve dhe sjelljeve të ndryshme.

Këto janë ndryshimet të cilat zbulojnë që ju mungon kontakti seksual me partnerin:

Ndryshimet para ciklit menstrual
Nëse abstenoni nga të gjitha llojet e seksit, duke përfshirë edhe masturbimin, ngërçet mund të bëhen më të shpeshta se më parë. Orgazmat zvogëlojnë dhembjen dhe tendosjen, prandaj është e qartë se çfarë ndodh kur këto mungojnë.

Vështirësi në arritjen e orgazmës
Mbase do t’ju duhet më shumë kohë që të përjetoni orgazmën kur sërish t’u ktheheni “shprehive të vjetra”, por për këtë mund t’i falënderoheni frikës nga relaksimi, që shpesh shfaqet pas një pauze më të gjatë. Mirëpo, pak praktikë dhe e gjitha kthehet siç ka qenë më parë.

Lodhje kronike
Shumica e femrave të cilat nuk praktikojnë seks vuajnë nga pagjumësia. Për këtë fajtor është pikërisht hormoni i quajtur oksitocinë, i cili te femrat ndikon si sedativ, ndërkaq tajitet gjatë orgazmës. Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femrat shpesh janë të shqetësuara dhe kanë problem me gjumin.

Plakje të hershme
Gjatë seksit tajitet edhe kolagjeni, i cili ndikon që të dukeni me moshë më të re dhe i jep shkëlqim lëkurës. Për shkak të mungesës së kolagjenit, lëkura duket më e plakur se sa që është në të vërtetë.

Probleme me lëkurën
Puçrrat dhe aknet në fytyrë shfaqen te femrat që kanë mungesë progjesteroni, të cilin organizmi e prodhon gjatë seksit, sepse ky hormon ndikon që fytyra të jetë e pastër.

Sjellje armiqësore ndaj njerëzve të tjerë
Pos pasojave fizike, ekzistojnë edhe ato psikike si pasojë e mungesës së seksit. Femrat të cilat nuk janë të kënaqura seksualisht shpesh kanë qëndrim armiqësor ndaj njerëzve që u ndodhen afër.

Rezistencë e dobët ndaj dhembjeve
Oksitocina është hormon i cili çlirohet gjatë seksit, ndërkaq ndikon si ilaç natyror kundër dhembjeve dhe ngërçeve, kështu që femrat të cilat nuk janë seksualisht aktive shpesh marrin ilaçe kundër dhimbjeve, sepse kanë mungesë të këtij hormoni.

Imuniteti i dobët
Marrëdhëniet seksuale përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe shtojnë numrin e antitrupave kundër viruseve për 30 përqind.

Probleme me memorjen
Seksi ndikon në qarkullimin e gjakut, dhe vetvetiu edhe në punën më të mirë të trurit.

Pakënaqësi e përhershme me pamjen
Mungesa e seksit mbase më së shumti ndikon në vetëbesimin, prandaj femrat të cilat nuk kanë marrëdhënie seksuale shpesh nuk kanë as besim në vete dhe vazhdimisht janë të pakënaqura me dukjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998