Spektakli "Your Face Sounds Familiar", përfundoi të hënën me fituese Beatrix Ramosajn.
Bashkë me finalen përfundoi edhe eksperienca që përjetoi Albërie Hadërgjonaj si pjesë e panelit të jurisë. Këngëtarja gjatë prezencës së saj aty në këtë edicion, i shtoi edhe më tepër doza energjie spektaklit. Por pasi përfundoi misionin, Albëria menjëherë është larguar nga Shqipëria dhe ndoshta rastësia ka bërë që të jetë në shoqërinë e vëllezërve korçarë të cilët gjithashtu kanë udhëtuar drejt Amerikës për koncert. Dihet që ajo tashmë jeton në Amerikë me vajzën e saj Anxhelinën, ku edhe ka nisur një jetë të re. "Bye Bye Albania", thotë Albëria deri në rikthimin e radhës.