INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë këngësh kërkuan shqiptarët këtë javë në Shazam [VIDEO]

Ja çfarë këngësh kërkuan shqiptarët këtë javë në Shazam [VIDEO]

Publikuar më: 20:17 13-11-2016

Të gjithëve na ka ndodhur të jemi në një ambient me muzikë, dëgjojmë një këngë të bukur, por fatkeqësisht nuk i dimë titullin. Mirëpo falë Shazam, programit që shumë prej nesh e mbajmë në në smartphone-in tonë, shumë lehtë mund të gjejmë këngën që na “fikson”. Këto janë këngët që kërkuan shqiptarët më së shumti në Shazam:

5- Je m’nfous-Ridsa

Vendi i 5-të këtë javë për “Je m’nfous” e cila dalëngadalë po largohet nga lista e 5 këngëve më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam, listë në të cilën ka qëndruar në fron për disa javë me rradhë. Një këngë franceze shumë ritmike, e kënduar nga këngëtari francez 26 vjeçari Ridsa, dhe është bërë shumë popullore në vendin tonë. E publikuar në Youtube me 29 prill 2016, më shumë se 17 milion klikime, dhe rreth 343 mijë kërkime në Shazam.

4-Vente Pa’Ca-Ricky Martin ft Maluma

"Vente Pa'Ca"  e Ricky Martin dhe Maluma, na jep ndjesinë e verës. Pasi bëjnë një selfie së bashku dhe e shpërndajnë në rrjetet sociale, dy artistët e njohur latin, organizojnë një festë madhështore në një nga hotelet e Miami-t. Pjesa tjetër është histori.... Kjo këngë ka ritmet e përsosura verore, që përveç se të kërceni,  do të iu bëjë të këndoni me këngën, edhe nëse nuk e dini gjuhën. 304 mijë kërkime në Shazam për “Vente Pa’Ca” dhe rreth 131 milion kërkime në Youtube. 

3-Starboy-The Weeknd ft Daft Punk

Në vendin e 3-të, pozicionohet “Starboy”, një bashkëpunim i The Weeknd me dyshen franceze të muzikës elektronike, Daft Punk. Në këtë klip shohim një version të ri të kanadezit, teksa modeli i tij klasik i flokëve është zhdukur, për t’u zëvendesuar nga një Abel Tesfaye shumë më simpatik. Rreth 207 milion klikime numëron “Starboy” vetëm 1 muaj pas publikimit dhe plot 3.1 milion kërkime në Shazam. 

2- Hurts-Emeli Sande

Këngëtarja e talentuar Emeli Sande më në fund i është rikthyer muzikës, dhe sigurisht që në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo ka publikuar këngën e saj “Hurts”, pjesë e albumit “Long Live The Angels”, këngë me një beat fantastik, tekst emocionues, për të mos harruar zërin impresionues të këngëtares skoceze. 268 mijë kërkime në Shazam për “Hurts”, duke u rënditur kështu në vend të 2-të në Shqipëri, ashtu si javën e kaluar.

1-Rockabye- Clean Bandit ft Sean Paul ft Sean Paul

Grupi britanik i muzikës elektronike Clean Bandit mesa duket ka goditur përsëri në shenjë, pasi ka bashkuar forcat me këngëtarin xhamaikan Sean Paul dhe artisten britanike Anne-Marie, për të krijuar “Rockabye”, që ka shumë gjasa të jetë një ndër këngët më të dëgjuara. Këngë në të cilën janë mishëruar mjaft mirë, muzika e Clean Bandit, stili i veçantë i Sean Paul dhe zëri brilant i Anne-Marie. Edhe pse ka dy javë që është publikuar, “Rockabye” rezulton si kënga e 3-të më e mirë për momentin në Britaninë e Madhe dhe më e kërkuara nga shqiptarët në Shazam, ku numëron rreth 600k kërkime dhe rreth 17 milion në Youtube.

Article Logic
Execution time: 0.0045318603515625