Lindsay Lohan po përpiqet të bëhet një negociatore e ashpër me Rusinë, më shumë se sa Clinton apo Trump mund të bëheshin ndonjëherë ... sepse ajo është duke kërkuar shpërblime dhe kërkesa marramendëse vetëm për një intervistë në TV Ruski.
TMZ raporton se Lindsay do të jetë e ftuar në show-n televiziv në Rusi më të famshëm në Rusi, “Pust govoryat”. Drejtuesi i emisionit, do e pyesë atë në lidhje me ndarjen nga ish i fejuari i saj, miliarderi rus Egor Tarabasov.
Një kopje e letrës drejtuar televizionit është siguruar nga TMZ dhe mund të themi se kërkesat janë të majme.
1-Avion privat
2-Bodyguard-ë
3-Vizë ruse për 1 vit falas
4-500,000 £
5-Parukierë dhe masazhatorë në avion
6-Një suitë në Ritz-Carlton
Nuk përfundon me kaq, Lindsay kërkon të takohet me presidentin Putin, dhe të bëjë foto me të. Ndërkohë që televizoni rus nuk ka njoftuar ende nëse do t’i pranojë kërkesat.