INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë kuptimi ka të kaloni në orgazëm teksa shihni ëndërr seksi

Ja çfarë kuptimi ka të kaloni në orgazëm teksa shihni ëndërr seksi

Publikuar më: 10:19 11-04-2017

Të shohësh një ëndërr me përmbajtje erotike, është një eksperiencë që herët ose vonë u ndodh të gjithëve.

Por janë mesazhe që duhen interpretuar.
Ëndrrat erotike janë shumë të shpeshta te njerëzit. Në fakt, shumë veta që ëndërrojnë të kenë raporte seksuale me një partner/e të ndryshëm, më pas ndihen në faj dhe u vjen turp se si kanë arritur të mendojnë diçka të tillë edhe pse ajo ka ndodhur në ëndërr. Sigurisht, gjithçka varet nga përmbajtja e ëndrrës, por asnjëherë nuk duhet të ndihemi në siklet ose te frikësohemi.

Ëndrrat janë baza e realitetit. Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar. Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron. Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim. Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen. Në qoftë se ëndërron se po kryen marrëdhënie seksuale me vëllanë tënd, kjo nuk do të thotë se dëshiron incest. Kështu, në zgjim, nuk ka pse të ndihesh në faj. Interpretohet në të vërtetë kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët. Ëndrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë. Natën jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s’mund të jetohej kurrë. Ndonjëherë mund ta jetosh dhe vërtetë, por ndjen më pak kënaqësi. Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht. Ëndrra erotike është një lloj zone e sinqertë ku erotizmi udhëton i lirë.

Mashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse. Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht. Eksitim po, por me një ndjenjë përfshirjeje totale. Sipas specialistëve, në ëndrrat e tyre gratë plotësojnë edhe nevoja emocionale apo dëshirat për t’u afirmuar. Seksualiteti te gratë është më i plotë se te meshkujt. Kështu, edhe kuptimi i ëndrrave erotike është më i përgjithshëm. Për shembull, në rast se gratë ëndërrojnë se bëjnë dashuri me një burrë me kokë luani në pozicionin ku femra qëndron poshtë dhe përfshihet nga ndjesia e shpërblimit, ajo kërkon të ketë vëmendjen e tij. Simboli është emocioni dhe nevoja.

Psikoterapistët alarmohen atëherë kur të gjitha ëndrrat janë erotike dhe i shohim gati çdo natë, por ditën nuk na kujtohen sepse i censurojmë. Seksualiteti është një sferë shumë e rëndësishme. Ndikimi i tij në realitet është kur në zgjim ndihemi shumë të sikletosur. Por specialistët thonë se është për t’u shqetësuar si kur ndihesh gjithmonë e përfshirë nga situata erotike, edhe atëherë kur nuk përfshihesh aspak.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932