Shkencëtarët kanë zbuluar se si gjashtë stilet e kujdesit mund të ndikojnë në suksesin e ardhshëm të fëmijës suaj. Shprehja thotë : “Nuk ka rëndësi se nga vjen, e rëndësishme është se ku po shkon “, por studimet e reja e hedhin poshtë këtë konstatim. Ato tregojnë se fëmijët që kanë prindër mbështetës, do të jenë më të pasur dhe më të lumtur në vazhdim. Hulumtuesit e Universitetit Kobe në Japoni, dolën në përfundimin se nënat dhe baballarët të cilët i ndihmojnë fëmijët e tyre gjatë viteve të para të jetës, në këtë mënyrë ata edhe po sigurohen që kenë paga më të larta se fëmijët e tjerë, kur të rriten. Gjithashtu ka shumë gjasa që këto fëmijë të marrin nota më ta larta në shkollë si dhe kanë më pak mundësi për të vdekur më herët.
Në këtë studim online u përfshinë 5000 burra dhe gra të cilët u pyetën në lidhje me marrëdhëniet e tyre me prindërit. Pjesëmarrësit u pyetën nëse pajtohen ose jo me deklarata si : “Prindërit e mi më besuan mua”, apo “Unë ndjeja se familja ime nuk kishte asnjë interes për mua”.
Hulumtuesit i përdorën këto të dhëna për të ndarë prindërit në gjashtë grupe: mbështetës , të rreptë , tolerues , të butë , të ashpër dhe mesatarë .
Prindërit mbështetës iu japin fëmijëve të tyre nivele të larta besimi, tregojnë një nivel të lartë interesi ndaj tyre dhe kalojnë shumë kohë me ta.Në vazhdimësinë e jetës këta fëmijë ishin më të lumtur, fitonin më shumë si dhe ishin më të mirë në përgjithësi.
Prindërit e rreptë iu japin fëmijëve të tyre një nivel shumë të vogël pavarësie, nuk iu besojnë atyre dhe iu impnojnë shumë rregulla. Këta fëmijë më pas mund të rriten të pasur por nuk janë të lumtur.
Prindërit e butë nuk janë të rreptë dhe kalojnë një kohë mesatare me fëmijët e tyre. Gjithashtu ky lloj prindërish tregojnë nivel të ulët interesi ndaj fëmijëve të tyre.
Në të treja këto kategori , ajo që mungonte ishte mentaliteti pozitiv të cilën e kishin vetëm fëmijët e prindërve mbështetës.