Në një ceremoni romantike buzë detit ku morën pjesë njerëzit më të afërt të çiftit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i thanë “PO” njëri-tjetrit për një dashuri të përjetshme.
Ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që kurorëzoi çiftin, por gjithashtu zbuloi edhe një detaj për të cilin ishim shumë kuriozë. Gjatë fjalimit të tij, Veliaj u shpreh se moderatorja e njohur do të heqë dorë nga mbiemri i saj, për të marrë zyrtarisht mbiemrin e bashkëshortit. Pra, që sot e tutje, bukuroshja e ekranit do të quhet Marina Selimi.