Gjatë bisedës reperat kanë dhënë edhe mendimet e tyre për këngën e fundit të Elvana Gjatës me Besnikun e 2PO2 dhe Capital T, “Lejla”.
Pasi e kanë cilësuar si një këngë të arrirë, Ledri sërish ka veçuar projektin “Njësoj” të Elvanës si më të preferuar. Ja çfarë kanë thënë ata:
Ledri: “Më pëlqen ngjyra lejla madje unë edhe më parë kur kam qenë në skenë, non stop jam veshur lejla. Më pëlqen si ngjyrë, më pëlqen edhe Elvana si artiste gjithashtu kam shumë respekt për Besnikun e 2PO2 dhe Capital T. Kam edhe një këngë më Besnikun “ E Premte”.
Gjithashtu edhe Lumi shprehu konsideratat e tij për Elvanën dhe Florin me të cilët ka bashkëpunuar. Sipas tij ata janë artistë të vërtetë, punojnë fort, janë kreativë dhe produktivë.